Kushtetuese/ Shtyhet seanca për Teatrin, zgjerohet objekti i hetimit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca e sotme për çështjen e Teatrit Kombëtar të shtyhet për nesër në orën 10.00.

Kushtetuesja e mori vendimin, pasi pranoi të administrojë edhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e teatrit si provë.

Gjatë seancës së sotme, Kushteuesja u tërhoqi vëmendjen palëve për mosrespektimin e afateve.

Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidentit, tha se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi kreu i shtetit.

Kujtojmë se  Presidenti Ilir Meta kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Palët në proces janë Presidenti si kërkues, kundër Kuvendit, qeverisë dhe Bashkisë Tiranë.

Palë e përfshirë në proces është edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.