”Ku ndodhet?”/ Faqja zyrtare e UEFA-s poston fotot e “Air Albania”

Faqja zyrtare në rrjetet sociale e UEFA Europa League ka publikuar këtë të shtunë katër foto të stadiumit kombëtar “Air Albania” dhe pyet ndjekësit e vet se ku ndodhet ky stadium.

Postimi është për të rikujtuar ndjekësit se në këtë stadium do të zhvillohet finalja e parë e Conference League më datën 25 maj të vitit që vjen.

Faqja zyrtare e Uefa Europa League numëron plot 16 milionë e 258 mijë ndjekës, teksa të shumtë kanë qenë fansat që nuk kanë qenë të informuar se ky ndodhet ky stadium.

Stadiumi “Air Albania” u inagurua në vitin 2019 në ndeshjen përballë Francës, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i UEFA-s, Ceferin.

“Air Albania” konkurroi rrishtaz për një finale dhe arriti të fitojë finalen e parë të Conference League.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.