Parashikimi/ Mot i kthjellët, por bien temperaturat

Sipas “MeteoAlb”, pjesa më e madhe e territorit shqiptar pritet të ketë sot mot të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë paradites.

Pas mesditës parashikohet që vranësirat të largohen drejt kufirit lindor, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 deri në 3 ballë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.