Kryemadhi e ‘lëshon gojën’ fare për Bashën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha sot se numëruesit e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit kanë shitur 4 mandate të LSI-së, duke ua dhënë socialistëve.

Sipas saj, Basha ka bërë pazar me gjakun e LSI.

“A e dini që 4 mandate të LSI i kanë shitur numëruesit e Bashës? Kanë ndërruar fletët e votimit në kuti. Numëruesi, kryekomisioneri i PD në KZAZ e Beratit ishte djali i tezes së Engjëll Agaçit, kushëri i Bashës. 4 mandate ia vodhi PD-ja LSI-së dhe ia dha PS-së.

I vodhi në tavolinë fletët e votimit. Ti shkon për të bërë një gjë të mirë dhe njerëzit ta fusin sa krahu. Ka bërë pazar me gjakun e LSI. Sali Berishës ia futi këlyshi i vet. Këlyshi u bë buçe, e shqeu”, tha Kryemadhi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.