KQZ certifikon mandatin e tretë të Ramës

Komisioni Rregullator në Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i ka vënë kapak përfundimisht procesit zgjedhor të 25 prillit, duke certifikuar rezultatin. Komisioni ka miratuar në parim rezultatin e saktë dhe shpërndarjen e mandateve për 140 deputetët e ardhshëm. Aktualisht është duke u miratuar nen për nen i gjithë akti.

Në 25 prill, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Opozita ka kërkuar që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë pretendimet e tyre. Tani më lista e 140 deputetëve që do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm është e plotë, me emra të rinj dhe të vjetër.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ Eridian Salianji falenderoi komisionerët

“Është procesi i parë pa probleme, falenderoj komisionerët. Falenderoj edhe zgjedhësit shqiptar, citoj kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Ai thotë falendojmë të gjithë të zgjodhën ndryshimin. Këtë falenderim ne nuk e bëjmë dot më mirë sesa Basha. Në fund thotë durim sipas ligjit. Kështu kemi qenë të gjithë. Në këtë sallë janë drejtuar të gjitha ankimimet. Janë numëruar të gjitha kutitë që është kërkuar rinumërim. Është parë sesi procesi ka qenë i drejtë dhe transparent. Unë iu kërkoj që të vendosni sipas ligjit. Ky vendim do të miratohet sepse është formal. Kur flet gjykata të gjithë heshtin; i zbatojnë, nuk i kundërshtojnë.”, tha ai.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.