Kongresi i PS-së, Balla: Analizë dhe riorganizim

Analizë dhe riorganzim do të jetë kryefjala e Kongresit të PS këtë të shtunë, që përkon dhe me 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Ai tha se do të prezantohet dhe vizioni i PS-së, “Shqipëria 2030”.

“PS feston nesër 30-vjetorin. Do të ketë përshëndetje dhe mesazhe dhe pas pjesës që lidhet me 30-vjetorin do të kalojmë në atë që është pjesa e dytë e kongresit prezantimi i shqipëria 30-të dhe do të jetë dhe pjesa që lidhet me një prezantim shumë të përmbledhur të objektivave apo programit tonë për mandatin e ri qeverisës që do të jetë dhe boshti i programit qeverisës që Rama 3 do të prezantojë në Kuvendin e Shqipërisë në shtator kur të mblidhet Kuvendi i ri”, tha ndër të tjera Balla.

Kryesia e re e PS-së sakaq nuk do të zgjidhet nesër. “Nesër do tu vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin që do të miratojë Kongresi. Ai do të miratojë të gjithë procesin e analizës dhe të riorganizimit dhe fazë pas faze, duke nisur nga niveli i organizatave, këshilla socialistë etj., pastaj shkojmë tek Asambleja Kombëtare dhe te Kryesia e Partisë. Gjithçka do të jetë fazë pas faze”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.