Komisioni i Rikthemelimit njoftoi se do të shkonte në selinë e PD, kyçet dera kryesore
Anëtarët e Partisë Demokratike i kanë vënë kyçin derës hyrëse të selisë.
Siç shihet në pamjet e publikuara në media, dera kryesore e PD është kyçur me çelës e zinxhir.
Mësohet se ky veprim është ndërmarrë vetëm pak minuta pasi Komisioni i Rithemelimit njoftoi se do të shkonte në seli për të mbajtur një deklaratë sot në orën 14:00.
Sorry, the comment form is closed at this time.