Zgjedhjet/ Kim: PD të kthehet në Kuvend, partitë të njohin rezultatin

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, tha se është e rëndësishme për Shqipërinë që të gjitha palët politike të njohin rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në emisionin “Opinion” në Tv “Klan”, ambasadorja nënvizoi se, SHBA pret që në muajin shtator Partia Demokratike të kthehet në Parlament: “Vendi ka nevojë për një opozitë të plotë”.

“Mendoj se gjithçka tjetër që mund të jenë duke thënë, po të shohësh deklaratat nga Lulzim Basha dhe kushdo tjetër në PD, bëjnë shumë të qartë që, pavarësisht çfarëdo kundërshtimi që kanë, do të jenë në Parlament në shtator. Dhe kjo është vërtet e rëndësishme”, tha Kim.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.