Kim flet pas takimit me Bashën: Ja pse nga SHBA erdha direkt në PD

Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, u ndal në një prononcim për mediat.

Ajo theksoi se sapo ishte kthyer nga SHBA, ku kishte folur me shumë ambasadorë, dhe ku kishte informuar shefat e saj për zhvillimet në Shqipëri.

Mes të tjerash, ambasadorja Kim tha pas kthimit nga Uashingtoni, se ishte shumë e rëndësishme të shkonte në PD, për të ndarë me kryetarin Basha atë që ka mësuar atje.

“Sapo jam kthyer nga Uashingtoni pak orë më parë, ku pata mundësinë të flisja me liderët nga të të gjitha agjencitë, përfshirë DASH dhe Shtëpinë e Bardhë. U kam dhënë informacion shefave të mi për situatën në Shqipëri.

Besoj se ishte e rëndësishme të vija direkt në PD për të ndarë atë që kam mësuar nga Uashingtoni.
I thashë Bashës, që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar me PD.

Siç të gjithë e dinë SHBA ka pasur marrëdhënie të forta me PD që në fillim të saj. Ne ishim atje kur PD erdhi në pushtet për herë të parë, dhe shpresoj të punojmë bashkë kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga një parti opozitare e fortë që lulëzon. E kuptojmë shumë mirë që PD ndodhet në pozitë të mirë, por shpresojmë së do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar për të fituar përsëri zgjedhjet”, tha Kim.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.