Këshillimi Kombëtar, Rama: 40 mijë qytetarë kanë plotësuar formularin

Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e qytetarëve që kanë plotësuar formularin në kuadër të nismës Këshillimi Kombëtar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se deri në mbrëmjen e së premtes rezultoi se formulari është plotësuar nga 40.000 qytetarë, të cilët kanë dhënë mendimet e tyre për tema të ndryshme.

Sipas Ramës, 40,236 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe mbi 2,500 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.

Kryeministri iu bën përsëri thirrje qytetarëve që të mos përfshihen në debatet politike, por të bashkohen për zhvillimin e Shqipërisë.

Postimi i Ramës

40.000 qytetarë janë përfshirë deri mbrëmë në orën 00:00 në Këshillimin Kombëtar – 40,236 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe mbi 2,500 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar. Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt

Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar përmes postës ose linkut www.keshillimikombetar.al

#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.