Këshilli anuloi mbledhjen për Bllakon/ Tabaku: Partizanllëk politik

Këshilli i Mandateve anuloi sot mbledhjen në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e socialistit Alqi Bllako.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Sipas saj, kjo është një formë e avokatisë politike që po i ofrohet aferës prej 430 milionë eurove të inceneratorëve.

“Refuzimi për të mbledhur Këshillin e Mandateve nga Kuvendi i Shqipërisë është një formë e avokatisë politike që po i ofrohet aferës 430 milionëshe të inceneratorëve. Fatkeqësisht partizanllëku politik është kthyer në armë kundër institucionit të Parlamentit. Detyra e qytetarëve është të kuptojnë sa më mirë se si është e vërteta për vjedhjen e shekullit, me vlerë 430 milionë euro. Përgjegjësia nuk është vetëm e Bllakos, por ajo nis tek kryebashkiaku Fierit, Subashi, dhe vazhdon me Ahmetajn, Agaçin dhe Ramën”, shkruan zonja Tabaku.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.