Kërcënimi i prokurorit, Meta: Revanshi i krimit kërkon masa efektive

Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar lidhur me kërcënimin e prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami. Ai denon ngjarjen duke thënë se revanshi i krimit kërkon masa efektive, reaguese dhe parandaluese nga të gjithë institucionet.

REAGIMI I METES

Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme.
Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar.
Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.