Kapedani në lot: Kë kam shkelur në kallo?! Po bëhem kokë turku

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) u zhvillua seanca dëgjimore për procedimin disiplinor të kërkuar nga Kryeinspektori Artur Metani, ndaj magjistrates Enkeleida Kapedani. Kjo e fundit u bë protagoniste e ditëve të fundit, për shkak të disa videove personale të saj të publikuara në rrjetin Tik-Tok, ku ajo sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, si dhe promovonte veshjet luksoze.

Gjatë fjalës së saj, Kapedani u shpreh: “Po e nis mbrojtjen me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dal para jush. Në cilin vend dënohet një gjyqtare, në cilin vend shkarkohet një gjyqtare që i publikohen videot e saj private? Pyetja është se kë kam shkelur unë në kallo”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.