Kadilli: Basha u vendos me shpatulla pas muri nga Yuri Kim

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadilli ka deklaruar se kreu i PD-së Lulzim Basha u vendos sot me shpatulla pas muri nga ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ku kjo e fundit kërkoi që Basha të distancohej nga Sali Berisha i shpallur “non grata”.

Kadilli thotë se është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me kërkesat e SHBA. Mes të tjerash Kadilli ka shtuar se mbërritja në këtë situatë nuk e rrit besimin tek lidershipi i Bashës por e zvogëlon atë edhe më shumë në raport me Shqipërinë, SHBA dhe demokracinë.

“Është e turpshme që kryetari i Partisë Demkratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e USA për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është. Është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me standardin dhe kërkesat e SHBA, vendit që ka një peshë të madhe në krijimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karriken, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA.

Mbërritja në këtë situatë nuk e rrit besimin tek lidershipi i tij por e zvogëlon atë edhe më shumë në raport me shqipërinë, SHBA dhe demokracinë. Në Kuvendin Kombëtar u bëra thirrje demokratëve për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione të na lidhin me atë. Demokratë, të shohim nga e ardhmja”, shkruan Kadilli.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.