Incidenti te pediatria, QSUT: Ja si është gjendja e dy pacientëve të vegjël

Rënia e suvasë së tavanit në një dhomë të pediatrisë ka rrezikuar jetën e dy pacientëve të vegjël që ndodheshin të shtruar atje. Një prej fëmijëve mësohet se është lënduar, ndërsa QSUT ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen.

QSUT sqaron se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në pavionin ekzistues, ku në dhomë ndodheshin dy pacientë të vegjël. Sipas spitalit, gjendja shëndetësore e dy të vegjëlve aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime.

Reagimi i QSUT:

Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome.
Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime.
Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUNT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.