I nxehti “afrikan” dhe sëmundjet e zemrës, Brataj: Shmangni daljet në orët e pikut

Zemra dhe humbja e ndjenjave janë ato që  kanë shqetësuar më shumë pushuesit në zonat turistike. Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj tregon se në rreth një muaj e gjysmë në qendrat shëndetësore verore janë kryer me shumë se 15 mijë vizita.  Mes tyre nuk kanë munguar as personat e konfirmuar me Covid 19.

“Qendrat Shëndetësore turistike janë pajisur të gjitha me teste të shpejta. Janë bërë disa dhe janë identifikuar disa persona që më pas janë drejtuar në spitale. Baza e piramidës së sëmundshmërisë është ajo kardiologjike, të shtuar edhe humbja e ndjenjave për arsye edhe të të nxehtit. Temperaturat e larta janë një faktor mund të çojë në gjendje të të fiktit”, thotë Brataj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.