I biri i Faik Myrtajt: Kini besim, çështjes do t’i shkohet deri në fund

Dje u publikua se janë rihapur hetimet nga Prokuroria e Tiranës për vrasjen e Aleks Nikës, më 21 janar të vitit 2011.

Lidhur me çështjen e 21 janarit, është prononcuar për mediat edhe i biri i njërit prej personave që mbeti viktimë në protestën e bërë, Faik Myrtaj.

Ai tha se shpresa e tij e vetme ishte tek SPAK dhe se kishte besim që drejtësia të vihet në vend.

“Kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund. Thjesht është çështje kohe. Themelet e reformës në drejtësi sapo janë vendosur dhe kini të gjithë besim se këtë çështje do ta çojmë deri në fund”, u shpreh për mediat, i biri i Faik Myrtajt.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.