Humbi përballë Bashës, Shehaj falenderon demokratët për mbështetjen

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar pas mbylljes zyrtare të numërimit të votave.

Agron Shehaj nuk mundi të fitonte garën për kryetarin e PD, ndërsa pas zyrtarizimit të fitores së Lulzim Bashës ka reaguar me një falënderim për të gjithë demokratët që e mbështetën.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë”, shkruan ai.

Shehaj ishte i dyti më i votuari pas Bashës, duke marrë 6038 vota në total.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.