Hoxha për Berishën: Doktor, je ulur në karrigen time që dikur s’e llogarisje

Ish-deputeti i PD, Fatos Hoxha ka ironizuar Sali Berishën për mënyrën e turpshme të ikjes së tij nga Partia Demokratike.

Me tone sarkastike, ai shkruan se u gëzua kur e pa Berishën të ulur në rreshtin e parafundit të Kuvendit, pasi ai është pikërisht vendi ku ulej edhe ai.

Duke i zgjuar kujtime nga e shkuara, ai shprehet se dikur ai dhe kolegët e tij që uleshin në atë pozicion ishin vetëm “Back Bencher”, ndërsa sot është AI, Sali Berisha një “Back Bencher”.

Çfarë është “Beck Bencher”? Një person që është mbështetës i një partie, por nuk mban poste drejtuese.

Hoxha i ka kujtuar përmes rreshtave që ka shkruar Berishës, kohën kur ai thoshte: “Votat e tyre kundër nuk do të mbahen shënim”.

Ish-deputeti i PD nuk la pa përmendur edhe momentin kur pikërisht këtë grup “të radhës së parafundit” ai e përzuri nga partia.

Hoxha, me tone nostalgjike, kujton se në kohën kur ulej në atë karrige, populli e respektonte.

Ndërsa në fund i ka drejtuar Berishës edhe një pyetje retorike: “Po ti, do ta nderosh dot?”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.