Holanda pro Shqipërisë, reagon Presidenti Meta: E përshëndes vendimin

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e Parlamentit Holandez për qëndrimin pro Shqipërisë për sa u përket negociatave për anëtarësim në BE.

Sipas Metës, plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.

“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë. Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi. Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve.”, shkruan Meta.

Parlamenti holandez ka mbështetur vendimin e qeverisë së Holandës, e cila është pro përcaktimit sa më parë të datës së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE. Vendimi është përcaktur ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm në parlamentin holandez, ndërkohë që nesër pritet të konfirmohet nga seanca plenare.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.