Harxhi: Ka ikur koha e kultit të individit në parti

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi është treguar e prerë nga Kavaja, duke thënë se ka ikur ajo kohë kur partia është e privatizuar nga drejtuesi.

“Ka disa seli të PD që kanë vetëm fotografinë e liderit historik Sali Berisha, ka të tjera që kanë foton e Bashës. E dini marrëdhënien e ngushtë që kam pasur me Berishën. Ka ik koha që ne vëmë fotografi liderësh në zyra, privatizimi i partisë nga lideri ka mbaruar. S’ka më parti ku ne të kemi kultin e individit aty përballë. Ky është fundi tranzicionit për Shqipërinë dhe për PD. Duhet t’i kthejmë partinë anëtarësisë. Zgjedhjet në të gjitha strukturat duke përfshirë të degës”, tha ajo.

Nëse fiton zgjedhjet, Harxhi thotë se do të bëjë ndryshime në statut.

“Ne sot kemi ngelur një parti që nuk shohim as partinë, listat i bën kryetari. Partia duhet të ketë disa ndryshime statutore. Statuti i PD nuk eshte i regjistruar në gjykatë sepse përtojnë dhe ta regjistrojnë në gjykatë ndonëse kjo është e detyruar. Duhet të ketë ndryshime statutore”.

Ndërkaq ajo thotë se nëse Basha si pranon zgjedhjet të mos futet në Kuvend, por të dalë në protestë.

“Nëse nuk i njohim zgjedhjet, pse duhet të shkosh në parlament, jam unë e para që dal në shesh. Ulem aty, me një mënyrë hajde bëjmë rezistencë paqësore, siç kanë bërë rumunët. Partia duhet ta mbledhë mendjen, a do i njohë zgjedhjet e të hyjë në parlamnent, apo do të dalë në protesta dhe të mos njohë zgjedhjet. Ose pranojmë dhe shkojmë në parlament, dalim burrnisht e themi kemi humbur. Ose dalim në protestë”, shtoi Harxhi.

I pranishëm në këtë takim në Kavajë, ish-presidenti Bujar Nishani referuar deklaratave të Bashës tha se ata nuk janë tradhëtarë të partisë dhe as përçarës, por e cilësoi si të tillë vetë kryedemokratin.

“Thotë se ne jemi përçarës. Tradhëtar dhe përçarës është ai njeri që e ka mbajt për 8 vjet peng PD dhe s’ka dhënë asnjë kontribut. Ka 8 vjet që gënjen dhe na thotë ne tradhëtarë. Editi ka aftësinë dhe ndershmrërinë, po qe i aftë e zgjidh çdo gjë, po qe i ndershëm se mban askush peng. Aftësia nuk dhurohet, ajo lind me njeriun, ndershmëria duhet me u mbajt. Unë jam e bindur se Harxhi i ka këto cilësi”,theksoi Nishani.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.