Hapja e kutive/ PD kryeson për vjedhjen e votave, pasohet nga…

Rinumërimi i disa kutive të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, si provë për integritetin e numëruesve dhe procesit, ka prodhuar surpriza.

Rinumërimi ka zbuluar vjedhje votash nga partitë e mëdha, duke ua hequr partive të tjera. Nga hapja e kutive rezulton se subjekti që ka vjedhur më shumë vota është pikërisht Partia Demokratike, e cila megjithatë i humbi zgjedhjet.

Numëruesit i kanë shtuar 60 vota Partisë Demokratike, e cila ka ngritur një komision hetimor për të hetuar abuzimet e pretenduara në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Pas PD-së, vjen Partia Socialiste, të cilës numëruesit i kanë shtuar 43 vota duke ua hequr partive të tjera.

E treta renditet Partia Socialdemokrate, e cila nga hapja e kutive rezulton se ka marrë 9 vota më shumë.

Lëvizja Socialiste për Integrim, partia më problematike sa i takon blerjes dhe tjetërsimit të votës, renditet e katërta, ku u ka marrë 7 vota partive të tjera.

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare ka marrë 2 vota tepër, ndërsa Aleanca Demokracia e re një votë.

Nga ana tjetër, i janë hequr 4 vota Partisë Bindja Demokratike, dy vota Nismës Thurje, dy vota koalicionit ABEOK dhe një votë Lëvizjes për Ndryshim.

Ky rezultat është prodhuar nga rinumërimi i votave në 235 qendra votimi.

Numri total i qendrave të votimit është 5,199. Rinumërimi i pjesshëm tregon edhe një herë se partitë e mëdha vijojnë të marrin votat e partive të vogla.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi disa kuti votimi në Tiranë pas zgjedhjeve parlamentare të 2017, me këmbënguljen e PDIU me në krye Shpëtim Idrizin.

Nga rinumërimi rezultoi se PS-së i kishin vjedhur vetëm 16 vota, ndërsa Partia Demokratike kishte vjedhur 77 vota. Partia që kishte vjedhur më shumë ishte LSI, 80 vota. PDIU kishte vjedhur 52 vota në 57 kuti, por nga ana tjetër i kishin vjedhur 57 vota në 57 kuti

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.