Gjykata e Posaçme e Apelit lë në qeli ish-gjyqtaren Hoxha

Nuk ka liri për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, e arrestuar për korrupsion.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë për të disatën herë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.

Hoxha u vu në pranga bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani.

Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e Gjykatës, Manuela Mallkuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje.

Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti, pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së Gjykatës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.