Gjenerali Wolters: Shqipëria, vëllai i madh i Aleancës

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar mesditën e sotme medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Në një ceremoni të veçantë, kreu i qeverisë ka folur me superlativa për gjeneralin dhe kontributin e tij, ku e cilësoi si avokatin më të mirë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Komandanti e ka quajtur këtë si një nga ditët më të mallëngjyer të jetës së tij, teksa e cilësoi Shqipërinë si vëllanë e madh të Aleancës.

“Kurrë nuk kam qenë kaq i mallëngjyer, kjo është mbledhja e një jetë. Dua ta nis për kombin tuaj se si rritet ditë pas dite, Shqipëria është vëllai i madh në rajonin e NATO, vendet e tjera ngrihen në mëngjes dhe shohin vendin tuaj të dinë se nga drejtohen, kam parë rritjen nën udhëheqjen tuaj është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Më ka dhënë një prej dhurata më të menduara që unë do e kremtoj gjithë jetë, disa prej jush në Belgjikë kanë parë një pikturë që ngërthen marrëdhënien mes SH BA-Shqipëri, pra ne do të kemi edhe 100 vite të tjera më entuziaste.

Ne kërkojmë një frymëzim dhe frymëzohemi nga qenie njerëzore unike që kanë një mënyrë për ta përmbushur misionin me detyrë . Ju mund të futeni në një sallë me lider njerëzore dhe brenda sekondësh ata e kuptojnë që jeni një qenie njerëzore e veçantë, ju më inspironi”, tha gjenerali.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.