Gjekmarkaj: Basha t’i prijë luftës mes Lindjes e Perëndimit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, nxit kryedemokratin Lulzim Basha që t’i japë fund heshtjes në lidhje me çështjen “Berisha”.

Përmes një editoriali, deputeti i PD-së shkruan se heshtja e zgjatur e kryedemokratit në lidhje me këtë temë po humbet edhe kuptimin e etikës. (të mos flasë duke marrë parasysh se Berisha është lideri historik).

Teksa thotë se vendimi i Bashës për Berishën ishte i imponuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjekmarkaj kërkon prej kreut të PD-së duhet t’u shpjegojë demokratëve, për aq sa është e mundur, arsyet që e çuan të ndërmerrte vendimin drastik të pezullimit.

Më tej, Gjekmarkaj ndalet edhe te sjelljet e liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

Reagimi i këtij të fundit, sipas Gjekmarkajt, u jep përgjigje edhe pyetjeve se përse Basha nuk e kishte mënjanuar më herët Berishën nga politika.

Sipas analizës së kryetarit të Komisionit të Medias, lëvizja e Berishës nuk ka moral politik.

Këtë konkluzion ai e nxjerr teksa thotë se po të mos ishte shpallur “non grata” Berisha dhe SHBA-ja të mos ishte imponuar për përjashtimin e Berishës, ky i fundit nuk do të kishte ndërmarrë asnjë lëvizje kundër Bashës dhe nuk do të hidhte mbi Bashën akuzat që ka artikuluar gjatë takimeve me mbështetësit. Sipas Gjekmarkajt Berisha e konsideron PD-në si pronën e tij private dhe tani që dikush e ka larguar sillet sikur do të rimarr pronën dhe t’ia japë dikujt më të besuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.