“Gërdeci”/ Familja Durdaj, kërkesë GJKKO: Gjykoni ish-ministrin Mediu

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit do të zhvillojë sot seancën për të vendosur nëse do të rifillojë apo jo gjykimin për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, për tragjedinë e Gërdecit.

Kanë qenë Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-s, ata të cilët me anë të një kërkesë drejtuar GJKKO, bëjnë thirrje që të pranohet kërkesa e SPAK për rinisjen e hetimit ndaj Fatmir Mediut.

Gjykimi ditën e sotme do të bëhet nga gjyqtari Erion Çela, pa praninë e palëve.

Ndjekja penale është një detyrim i shtetit shqiptar që buron nga konventat ndërkombëtare që kërkojnë hetimin dhe gjykimin e plotë për çdo humbje jete.

Dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe duke i hapur rrugë gjykimit do të mundësohet një vlerësim i drejtë i të gjithë fakteve penale

Familja Durdaj kërkon që gjykata të zbatojë drejtpërdrejt nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të mos humbasë në teknikalitete, në dëm të thelbit të detyrës së prokurorisë dhe gjykatave të një shtet të së drejtës. Gjykata e Strasburgut ka kërkuar shpesh here nga shtetet që të bazojnë vendimet direkt ne Konvente.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.