Shi dhe borë/ Front i ftohtë atmosferik, nesër mbi vendin tonë

Shërbimi Meteorologjik i Ushtrisë (SHMU) njoftoi se një front i ftohtë atmosferik pritet të kalojë nesër mbi vendin tonë.

Moti parashikohet i vranët, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokale me intensitet të ulët e mesatar, në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e jugut reshjet pritet të jenë në kohë afatshkurtër dhe lokalisht me intensitet deri të lartë, në formën e stuhive dhe rrebesheve.

Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 900 metër parashikohet reshje dëbore ndërsa në lartësitë mbi 1500 metër do të ketë reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era do të bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrin deri në 15-18m/sek.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 0°C deri në 7°C
-në zonat e ulëta 10°C deri në 16°C
-në zonat bregdetare 12°C deri në 15°C.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.