Fotot ekskluzive/ Numri dy i DASH, darkë pune me disa personalitete

Ndihmës-sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka mbërritur sot në Tiranë, ku ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë.

Fillimisht, Reeker, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u takua me kryeministrin Edi Rama, dhe fill pas tij me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Por mesa duket, takimet e numrit dy të Departamentit të Shtetit vijojnë ende.

Sipas informacioneve të mberritura në redaksinë e “StraTirana”, Reeker bashkë me ambasadoren Kim, ka patur mbrëmjen e sotme një darkë pune me disa personalitete nga politika dhe media.

Elisa Spiropali, Edith Harxhi, Ilva Tare dhe Remzi Lani kanë qenë të ftuarit special në darkën e punës të zotit Reeker, në ambientet e restorant ‘Pireus” në kryeqytet, shkruan StraTirana.

Mbetet ende e pazbardhur biseda nga takimi midis tyre.

Kujtojmë se, përgjatë të gjitha takimeve, Ndihmës-sekretari në Detyrë Reeker theksoi rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, që kur Shqipëria refuzoi diktaturën komuniste dhe pranoi demokracinë.

Ai nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.