Festa e Egjiptit/ Meta, i qeshur në krah të Kim

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi.

Në një postim në “Twitter”, Meta shfaqet në krah të ambasadores Kim. Të dy shihen shumë të qeshur.

“I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin Alsisi Official. Të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë”, shkruan Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.