(Video) Evakuimiet e afganëve, Rama për CNN: Pengesa e tyre, lojë e talebanëve

705 refugjatë afganë të tjerë pritet që të vijnë në vendin tonë, ndërkohë që kanë mbetur të bllokuar në një aeroport në Afganistan, megjithëse kanë leje për të udhëtuar. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar pengesën e ardhjes së tyre si një lojë e talebanëve, ku tha se nuk u qëndrojnë fjalëve të dhëna. Rama tha në një intervistë për CNN, se ai apo përfaqësues të qeverisë së tij nuk kanë diskutuar me talebanët, pasi sipas Ramës kjo i takon qeverisë amerikane.

‘Shqipëria ka rënë dakord që të strehoje 4000 afganë. Po dëgjojmë të njëjtën gjë qysh prej më shumë së një jave nisëm që të bashkëpunonim me miqtë tanë që janë të angazhuar në këtë operacion dhe çdo ditë del nga një gjë e re. Nuk e kupton askush se ku është realisht problemi. Ndoshta është një ajo e talabenavë të cilët çfarë thonë sot nuk thonë nesër e kështu me radhë. tani e kanë ndryshuar sërish fjalën duke thënë se do të lejojnë vetëm njerëzit me pasaporta por fëmijët nuk kanë pasaporta, dhe jemi në këtë krizë të re pengesash e ngecjesh.

Ne nuk kemi hyrë në asnjë lloj bisedimi me talebanët dhe shpresojmë mos të hyjmë në bisedime, ato që duhet të hyjë në bisedime është qeveria amerikane. Ajo çfarë po bëjmë është të jemi në kontakt të përhershëm me miqtë tanë të SHBA-së të cilët janë angazhuar për të shpëtuar jetën e njerëzve të rrezikuar, ku ka edhe shtetas amerikanë. Është shqetësuese se si dhe qytetarë amerikanë nuk po dalin dot. Kjo është një lojë brenda Afganistanin. Ndoshta është një lojë politike e tyre.

Nuk jam i dëshpëruar por duke qenë i përfshirë personalisht dhe me ekipin tim të ngushtë, në mënyrë të natyrshme jemi të përfshirë deri në atë pikë sa na vjen realisht keq për këta njerëz. Tingëllon shumë familjare pasi ne kishim talebanët tanë vite më parë.

Ne kemi ofruar disponueshmërinë tonë për rreth 4000 mijë, por kjo mund të ndryshojë. Operacionet janë bërë të vështira, njerëzit që kanë mbërritur ende nuk kanë shkuar 1000.’- tha Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.