Erdogan: Putin dhe Zelensky të takohen tek ne

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë zhvilluar një takim të përbashkët, ku në fokus ishte veçanërisht lufta në Ukrainë.

Mediat turke shkruajnë se Presidenti turk i ka kërkuar homologut Putin që të takohet me Presidentin e Ukrainës në Turqi, Volodymir Zelensky.

Sipas Erdogan, në këtë luftë nuk mund të ketë fitues.

“Pavarësisht vështirësive në terren, unë gjithashtu besoj se kriza do të zgjidhet në tryezën e bisedimeve. I kujtova Putinit edhe një herë se ne mund të presim takimin e tij me Presidentin ukrainas Volodymir Zelensky në Turqi”, ka thënë ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.