Ndërron jetë foshnja e porsalindur në maternitet. Nisin hetimet

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë pak minuta pas mesnatës së sotme në Tiranë.

Foshnja ishte në maternitet dhe i është përkeqësuar shëndeti.

Menjëherë është vendosur në lëvizje Prokuroria dhe grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të dokumentuar ngjarjen.

Njoftimi zyrtar

Paraprake

Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se, si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.