E hëna nis me diell, por si do të jetë moti këtë javë?

Kjo e hënë ka nisur me diell dhe mësohet se e gjithë java do të jetë e tillë megjithëse herë pas here do të ketë vranësira të pakta.

Meteorologia Adiola Bani nga Meteoalb parashikon se në mesjavë pritet rritje graduale e temperaturave, megjithatë mëngjeset dhe darka do të jenë disi më të ftohta.

“Dita e sotme ka nisur me diell dhe parashikohet që kjo javë do të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të motit të kthjellët dhe herë pas here do të ketë kalime të vranësirave të lehta.

Përsa i përket temperaturave të ajrit mëngjesit mbeten të freskëta pasi vlerat minimale do të jenë -3 gradë celsius në zonat malore. E marta dhe e mërkura sjellin rritje të lehtë graduale të temperaturave duke bërë që vlerat maksimale të luhaten në 15-16 gradë celsius. Vetëm mëngjeset dhe mbrëmjet janë disi të ftohta ndërsa mesdita është e ngrohtë.”, u shpreh Bani.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.