“E ardhmja e Evropës”/ Rama dhe Xhaçka udhëtojnë drejt Lubjanës

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka udhëtojnë drejt Lubjanës për të marrë pjesë në një Forum që do të zhvillohet në datat 1-2 shtator.

Mësohet se në fokus të Forumit është ardhmja e Evropës dhe planifikimi për përgjigje efektive ndaj sfidave aktuale, ku vendin kryesor do ta mbajë pandemia e koronavirusit.

Zyrtarisht është bërë me dije se temat që do të diskutohen ditën e parë të Forumit do të përfshijnë rimëkëmbjen pas pandemisë, transformimin e gjelbër dhe dixhital dhe të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së.

Ndërsa në ditën e dytë të takimit, bisedimet do të përqendrohen në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe rimëkëmbjen e turizmit, forcimin e BE-së.

Përveç politikanëve shqiptarë, të pranishëm në këtë Forum do të jenë edhe përfaqësues të BE-së, KE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.