Dyshoni për Covid?/ Manastirliu, apel pushuesve: Ja ku duhet të shkoni

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u ka bërë thirrje të gjithë turistëve në rast shfaqje të shenjave të Covid, të drejtohen në qendrat shëndetësore verore në zonat turistike në vend.

Në këto qendra ofrohet shërbimi 24 orësh për çdo urgjencë mjekësore, si dhe testi i shpejtë falas për çdo rast të dyshuar si i prekur nga Covid-19.

“Në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore, si dhe testi i shpejtë falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga Covid-19.

Për çdo dyshim, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore. Bashkë, të kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për një sezon turistik të sigurt”, shkruan ministrja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.