Durrës/ Merr flakë një apartament, evakuohen të gjithë banorët e pallatit

Rreth orës 22:20 të ditës së sotme, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet që si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në apartamentin e shtetases M. Sh., 58 vjeçe.

Për fat të mirë, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe në bashkëpunim me zjarrfikësen vijon puna për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.