“Do kishte viktima”, Këlliçi: Kush budalla e beson këtë?

Deputeti demokrat Belind Këlliçi i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha për deklaratat e bëra sot në përfundim të dhënies së dëshmisë së tij në prokurori për protestën e 8 Janarit. Këlliçi tha se Basha sot bën akuza ndaj Berishës që nuk ka guxuar t’i bëjë as Edi Rama në frontin e kundërshtarit politik. Në këtë pikë ai u shpreh se faji më i madh politik i Berishës, është mbështetja që i ka bërë Bashës.

“Deklaratë më të turpshme se kjo nuk mundet të bëjë një politikan. Bën akuza që nuk ka guxuar as Edi Rama t’i bëjë. Kjo vjen nga ish-ministri tre herë i Sali Berishës. Nga kryetari i bashkisë që nuk la as gjurmë. Berisha ka fajin më të madh politik të tij që e imponoi Lulzim Bashën dhe e mbajti tre herë në krye të partisë. Nëse Edi Rama betonizoi Tiranën.

Unë nuk po e akuzoj Bashën. I vetmi ministër i shigjetuar gjatë qeverisë së demokratëve ka qenë Basha. Ai nuk mundet sot të dalë dhe të flasë për Berishën me një gjuhë që nuk flet as partia socialiste. Befas ai u kujtua që Berisha qenka ai i vitit 1997 dhe harroi që ai ishte i preferuari i Berishës. Deklaratat e tij janë 180 grada të kundërta me atë të datës 9 shtator kur fliste për drejtimin e jashtëzakonshëm të Berishës”, u shpreh ai.

Në lidhje me deklaratat e bëra edhe Spartak Braho se në protestën e 8 Janarit do të kishte viktima, Këlliçi deklaroi se nuk mund t’i besohet atij për çështjet brenda partisë.

“Ka budalla që e beson këtë? Do marrim seriozisht Spartak Brahon në vitin 2022? Të na tregojë ne punën e partisë Spartak Braho. Sot Lulzim Basha mbështetet në armiqtë më të egër të Partisë Demokratike. Edi Ramën e ka telefonuar 6 herë Baton Haxhiu që të mbrojë Bashën. Si është e mundur këta mbrojnë Bashën sot dhe luftojnë PD-në. Teatri më i madh është këtu”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.