Dita nis me temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit

Sipas “MeteoAlb”, qarkullimi i masave ajrore nga veriu i kontinenti afrikan do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar.

Për pasojë kthjellime dhe temperatura relativisht të larta dominojnë deri në mesditë në të gjithë vendin tonë.

Pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në zonat veriore dhe juglindore duke rrezikuar shira të pakët. Por orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.