“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, nën hetim i riu që përhapi panik

Një 18-vjeçar është kapur në flagrancë, teksa bënte thirrje që përhapën panik tek banorët dhe pushuesit në Golem.

Policia sqaron se kanë nisur hetimet për 18-vjeçarin me iniciale G.A., i cili në Golem me një autoparlant ka bërë thirrje që të gjithë të dilnin jashtë se do të binte tërmet.

“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, mësohet të ketë thënë disa herë i riu me autoparlant duke ngjallur panik tek banorët.

Për të riun, materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Kavajës, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.