Deklarata surprizë/ Berisha: S’e përjashtoj rikthimin në krye të PD-së

Sali Berisha mund të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.

Gjatë një interviste për “Syri Tv”, ish-kryeministri, lideri historik i së djathtës shqiptare, i pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, dha një përgjigje surprizë: “Kurrë, mos thuaj kurrë”, duke hapur debatin.

I pyetur nëse kjo deklaratë, që nuk përjashton asgjë, përfshin edhe përpjekjen për të marrë drejtimin e PD-së, Berisha ishte akoma më i qartë: “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese, kategorikisht”.

Por cfarë e ndryshoi qëndrimin e Berishës? Sepse vetëm

Pak ditë më parë, ai tha se do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ish-kryeministri hoqi dorë nga ideja dhe tashmë jo vetëm që nga karrigia e deputetit do të vijojë betejën kundër sekretarit amerikan Blinken, që e shpalli “non grata”, por la të hapur rikthimin në krye të PD-së, nga ku u dorëhoq në 2013.

Pyetje: Keni thënë, Sali Berisha kurrë nuk rikthehet më në funksione drejtuese…

Përgjigje: Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never.

Pyetje: Këtë shprehje e keni përdorur me Ramiz Alinë…

Përgjigje: E kam përdor atëherë, e përdor sot prapë. Unë po ecja në një drejtim, kam rrugë…

Pyetje: Nuk përjashtoni as drejtimin e PD-së në të ardhmen?

Përgjigje: Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese më, kategorikisht.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.