DASH për Lazaratin/ Shehu: Nëse jo lapsus, është hakërrim provokativ

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje për qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në Lazarat pasi siguria në këtë vend është e luhatshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhet me kultivimin e drogës. Sipas DASH qeveria amerikane nuk është në gjendje të sigurojë mbrojtje për amerikanët që udhëtojnë aty. Edhe pse goditja që iu bë Lazaratit në 2014 si epiqendra e kultivimit të kanabisit, duket se edhe pas kaq shumë vitesh kjo zonë vijon të jetë problematike dhe të shihet e pasigurt nga SHBA.

Këto këshilla DASH i bëri ndërsa Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka futur Shqipërinë në vendet me nivel të lartë rreziku për t’u infektuar me koronavirus dhe rekomandon që amerikanët të shmangin udhëtimin drejt Shqipërisë, për shkak të rritjes së konsiderueshme të rasteve të reja me COVID-19

“Situata e sigurisë në Lazarat mbetet e luhatshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhet me kultivimin e marijuanës. Policia lokale ka aftësi të kufizuara për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët. Qeveria amerikane nuk është në gjendje të sigurojë shërbime emergjente për qytetarët amerikanë në Lazarat, dhe punonjësit qeveritarë e kanë të ndaluar të udhëtojnë aty”, thuhet në njoftimin e DASH.

Ky njoftim i DASH ka sjellë edhe reagimin e deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu i cili shprehet se shpreson së SHBA të ketë bërë ndonjë lapsus pasi në Lazarat nuk ka asnjë rrënjë kanabis. Duke e cilësuar njoftimin si hakërrim provokativ nga SHBA, Shehu e cilëson atë një komunitet të respektuar që mbart vlerat demokratike.

“Po lexoj thellesisht i habitur ne media dhe Web Site e Ambasades se ShBA nje lajm per Lazaratin, ku ai cilesohet si nje zone krimi, e pa sigurte edhe per policine, per shkak te kanabisit.Kam mbetur ‘pa fjale’ nga ky publikim, qe shpresoj te jete nje lapsus absurd ose ndoshta dhe nje hakerrim provokativ. Si perfaqesues i atij komuniteti fisnik, puntor e te ndershem, dhe i te gjithe Qarkut te Gjirokastres, desheroj te garantoj cilindo per situaten tejet normale, jashte çdo perfshirje ne krim, te atij fshati ku askush nuk mund te gjeje qofte dhe nje rrenje kanabis.

E bej kete duke e ftuar çdo njerin qe desheron te shkojme se bashku, te vizitojme, te bisedojme me banoret aty dhe pse jo te marrim edhe nje kafe. Ai komunitet, i persekutuar rende gjate komunizmit, i lene krejt ne harrese e persekutim nga regjimi i Rames, eshte bartes i vlerave e idealeve demokratike, europiane dhe te miqesise se thelle me ShBA. Ky eshte realiteti aty qe nuk mund te tjetersohet as nga keqinformimet dashakeqese te Qeverise sone e instrumentave te saj, si pasoje e nje urrejtje patologjike, pikerisht per shpirtin demokrat te lazaratasve”, shkruan Shehu.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.