Covid mbetet në rroba deri në 3 ditë. Ja veshjet më të rrezikshme

Shkencëtarët kanë zbuluar se viruset e ngjashëm me llojin që shkakton sëmundjen Covid-19 mund të mbijetojnë deri në 3 ditë në rrobat që veshim zakonisht.

Një studim nga Universiteti i de-Montfort në Leicester testoi koronavirusin në disa pëlhura të ndryshme.

Rezultatet treguan se pëlhura prej poliestre paraqet rrezikun më të madh, pasi virusi u gjet aty edhe pas 72 orësh.

Mikrobiologët shpjeguan se kjo tregon që edhe rrobat e mjekëve, të cilët kujdesen për të prekurit me Covid janë të rrezikshme.

Në materiale 100% pambuk virusi zgjati për 24 orë, ndërsa në pëlhurat me përzierje pambuku dhe poliesteri, virusi mbijetoi vetëm për 6 orë.

Studimi shqyrtoi edhe metodën më të besueshme të larjes së rrobave për heqjen e virusit nga pëlhurat.

Tek ajo me 100% pambuk virusi u eliminua plotësisht, vetëm kur u përdor detergjent, dhe temperatura e larjes u rrit mbi 67 gradë.

Studimi tregoi gjithashtu se nuk kishte rrezik të infektimit, pasi rrobat laheshin me detergjentë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.