Covid-19/ Manastirliu: Sot mbërrijnë edhe 50 mijë doza “Pfizer”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot qendrën shëndetësore në Sarandë.

Sipas saj, vaksinimi kundër koronavirusit po ecën me ritme të mira.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë njoftoi se sot do të mbërrijnë 50.000 doza të vaksinës “Pfizer”.

“50.000 doza të tjera të vaksinës ‘Pfizer’ mbërrijnë sot në vend, për të vijuar pa u ndalur vaksinimi në çdo komunitet me njësitë lëvizëse, në qendrat e vaksinimit të përqendruar dhe në qendrat shëndetësore.

Nëse je mbi 18 vjeç, shfrytëzoje këtë muaj mundësinë për t’u vaksinuar për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.

Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të vaksinohen sa më parë, duke apeluar edhe ndaj studentëve që të vaksinohen përpara fillimit të vitit të ri akademik.

“Ne jemi të angazhuar të vijojmë gjatë muajit gusht me vaksinimin e grupmoshës +18 vjeç, duke ndalur fokusin tek të gjithë ata të cilët janë më të rrezikuar +50 vjeç, por gjithashtu duke synuar edhe studentët, ata të cilët duhet të jenë në auditore në vitin e ri, të jenë sa më të mbrojtur, për të bërë të mundur kufizimin e përhapjes së variantit ‘Delta’ dhe gjithashtu për të ulur dhe për të reduktuar rastet e rënda dhe fatalitetet”, nënvizoi Manastirliu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.