Kryeprokurori zbulon qytetin me kriminalitetin më të lartë për 2020-n

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka raportuar në Komisionin e Ligjeve mbi punën e kryer nga institucioni që ai drejton për vitin 2020.

Sipas Çelës, Gjirokastra rezulton qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020.

Nga raporti del se Gjirokastra pati një rritje me 15%.

Nga ana tjetër, në vitin që lamë pas u kryen 44 mijë procedime teksa 63,5% e çështjeve u pushuan. Për trafiqet e paligjshme pati një rënie të procedimeve në 2020, krahasuar me 2019, kurse në veçanti për narkotikët pati rritje me 17.8%.

“Gjatë vitit 2020 janë ndjekur rreth 44 mijë procedime. Në 2020-n, Gjirokastra pati kriminalitetin me të lartë. Gjatë vitit të kaluar u rrit kriminaliteti me 15% në Gjirokastër.

Ndërkaq, në vitin 2020 janë pushuar 63.4% e çështjeve.

Kjo rënie mbetet të jetë pjesë e një analize në 2021. Janë dërguar 740 kërkesa për miratim marrëveshje fajësie. Pothuaj në nivelet e një viti më parë. Gjykata ka refuzuar në 45 raste, pothuajse e njëjtë një vit më parë.

14.5 rritje për numrin e vvështjeve dhe të të pandehurve.

4 mijë e 647 çështje për pushim, rritje me 53%, 48.46% e çështjeve të pushuara.

Gjatë 2020 është vendosur pezullimi i hetimit për 9 mijë e 4 çështje, ulje në krahasim me 2019.

Në 2020 rezulton se janë dënuar 8 mijë e 22, kurse për 152 të pafajshëm, ka ulje në krahasim me 2019.

Efektiviteti i ndjekjes penale

Trafiqet e paligjshme, shumë i ulët. 31.25% në gjyq, të tjerat janë pushuar.

Ka një ulje 12.54 të procedimeve për veprat penale të këtij grupi.

Narkotikët

Rritje prej 17.8% të procedimeve në krahasim me 2019. Ndjekja penale ka rezultuar efektive, sepse janë rritur.

Efektiviteti i ndjekjes penale të dhunës në familje ka qenë i lartë.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale është 92.23% njëjtë me 2019. Ecuria në 5 vite tregon se është ulur në numrin e procedimeve të regjistruara në krahasim nga 2016 në 2020.

Shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor

Treguesi është i ulët, 42.1% në gjyq, të tjerat janë pushuar. Tendencë në ulje me 14.2% në krahasim me 2019.

Lufta kundër pastrimit të parave, ka qenë prioritet në 2020. Synimi ynë ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional. Në korrik nënshkruam memorandum për masat administrative për rritjen e efikasitetit.

Këto akte evidentojnë progresin e luftës ndaj krimit, gjurmimin, krijuan seksione të veçanta në Prokurori, Drejtoritë e Policisë”, tha Çela.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.