Bylykbashi: Do marrim rezultat shumë herë më të lartë se Basha 

“Në zgjedhjet e vitit 2023 na jep mundësinë për një fitore relative, sepse jam shumë i sigurt që rezultati do të jetë shumë, po shumë herë më i lartë se çfarë ka prodhuar Lulzim Basha deri më sot”.

Kështu u shpreh i ftuar në A2 CNN Oerd Bylykbashi, deputet i PD, teksa foli për të ardhmen e partisë më të madhe opozitare në vend.

Sa i përket liderit të ardhshëm të PD, Bylykbashi tha se Berisha ka treguar që e çon partinë drejt fitores. “Berisha ka kaluar disa teste me votë që nga momenti që është shpallur ‘non grata’. Ne duhet të tregohemi të zgjuar të projektojmë lidershipin e PD-së në 15-20 vitet e ardhme. Në fund fare, Sali Berisha ka dhënë prova që është fitues. Ka bërë një proces që i ka bindur demokratët. Njerëzit besojnë se është figurë që shkon drejt fitores”, tha Bylykbashi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.