Braçe: Korrupsioni në administratë deformon tregun

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe, tha se në 30 vite është ndërtuar një kapitalizëm skifterësh.

Ai shtoi se korrupsioni në administratën publike e deformon tregun, e shkatërron, dhe ata që vuajnë janë bujqit.

“Korrupsioni i administratës publike e deformon tregun. Mes tyre ka të paaftë, dembelë, njerëz pa ambicie, pa vizion, të korruptuar, nuk e kanë idenë se çfarë është interesi publik dhe priren vetëm nga interesi privat .E shohin shtetin si diçka që përfitohet më shumë përtej rrogës. Këtu e 30 vite kapitalizmi i ndërtuar edhe prej këtyre njerëzve po kthehet në kapitalizëm skifterësh. Ndaj kërkohet një strehë e qetë në administratën publike. Pa diskutim që ligjet u janë nënshtruar reformave të thella. Por ka nevojë për ndërhyrje sërish. Javën që shkoi bërtita shumë, saqë zgjova edhe njërin që fle kudo, fle edhe në arë… Por kështu do të vazhdojmë ne? Vazhdoj ta kërkoj me forcë që ne na duhet bursa, një instrument ku njerëzit janë të bindur dhe të mbrojtur. E përsëris, për 30 vite kemi ndërtuar një kapitalizëm skifterësh”, tha Braçe.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.