Borë dhe shi/ Si do jetë moti këtë të diel

Sipas “MeteoAlb”, duke filluar nga orët e para të ditës mbetet mot i vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por dhe reshje dëbore në zonat malore. Më të konsiderueshme reshjet e dëborës do jenë në zonën verilindore.

Pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime. Nata rikthen reshjet e shiut dhe dëborës në territor.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.