Berisha sulmon Kim: Sikur vjen nga mbretëria e censurës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim. Teksa ka dhënë një intervistë për gazetarin, Jason French në radion amerikane “French Capital Podcast”, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse mund të lëvizë lirshëm në Shqipëri, Berisha thotë presioni i ambasadores amerikane në Tiranë sipas tij është i lartë, por theksoi se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë konkrete.

“Ju jeni i lirë të lëvizi në Shqipëri. Nuk ka ndonjë autoritet shqiptar që t’ju arrestojë. Nuk ka ndonjë mandat arresti të lëshuar për ju sipas elementeve të deklaruara nga Blinken?“, ishte kjo pyetja e gazetarit Jason French.

“Unë mund të lëviz sepse nuk ka asnjë akuzë kundër meje, nuk kanë prova. Presioni është i lartë nga ambasadorja amerikane. Ajo ka kërkuar që të bllokohet hyrja ime në Kuvend. Ajo bindi kryetarin e partisë që të më përjashtonte nga grupi parlamentar në shkelje të plotë të kushtetutës së partisë. Ka pasur një reagim dhe kjo më nxiti që të kem një projekt për t’u rikthyer fuqishëm. Fillova një lëvizje brenda partisë që po ecën mbarë dhe sondazhet e fundit të pavarura tregojnë se mbështetja për kryetarin aktual të partisë ka rënë në 7%, kurse mbështetja për Sali Berishën është 87%.

Pavarësisht kësaj, ambasadorja amerikane, për çudi, thirri një grup gazetarësh një ditë dhe u kërkoi që të censuronin lëvizjen time në lajme. Gazetarët nuk ishin të kënaqur me këtë dhe i thanë së n.q.s. dëshironte të mbështeste kryetarin e PD-së L. Basha, atëherë le të shtonte kritikat ndaj qeverisë. Ajo tha se nuk mund të ndërhynte. U mërzita sepse ky është një gjest i shëmtuar, është një shkelje e kushtetutës së SHBA-së. Ajo duket sikur vjen nga mbretëria e censurës, jo nga vendim më i madh i lirise ne botë“, tha ndër të tjera Berisha

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.