Berisha sulmon Begajn: Socialist në gjithë qënien e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sonte edhe për Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj, për të cilin tha se “është i zgjedhuri i Edi Ramës”.

Berisha tha se Begaj është socialist dhe mik i ngushtë i kryeministrit dhe kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Kemi të bëjmë me një regjim monist absolut. Sot 99%, përveç Viktore Tushës, nuk di tjetër që s’është emëruar nga PS. Presidenti ka qenë socialist në të gjithë qënien e tij. Ka qenë drejtor spitali. Figurë e PS, shumë i dashur, madje për fat të keq, i njërit prej eksponentëve më të zi të politikës shqiptare në 30 vite, Taulant Ballës dhe Edi Ramës”, tha Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.