Berisha ‘shpërthen’ ndaj Erdogan: Gjuha në Kuvend, e papranueshme

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron të papranueshme gjuhën e presidentit Erdogan gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ish-lideri historik i të djathtës theksoi se lideri turk, përmes gjuhës së përdorur sot, dhunoi sovranitetin e vendit, duke iu referuar deklaratës që Erdogan bëri për masat që Shqipëria duhet të marrë kundër organizatës FETO.

“Gjuha që përdori në parlament presidenti Erdogan ishte krejtësisht e papranueshmë ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët vite më parë kanë bashkëpunuar me gylenistët, të cilët në atë kohë ishin aleatët kryesorë të vetë Erdogan. Janë kryer akte shumë të rënda, janë grabitur njerëz në mes të rrugëve, në Tiranë dhe Prishtinë. Janë trajtuar vendet tona si koloni. Gjuha e sotme në parlament ishte dhunimi i sovranitetit të një vendi. T’i kërkosh një vendi sikur të ishte vilajet të bënte prokurorin dhe gjykatësin, dhe të kërcënosh se pastaj problemet do të jenë ndryshe”, tha ai.

Për Berishën, Erdogan ndërhyri në zgjedhjet e 25 prillit, duke bërë spital për votat e Ramës

“Erdgoan ndërhyri në mënyrën më brutale në zgjedhjet në Shqipëri. Ai priti kundërshtarin e opozitës, Edi Rama, i bëri dhuratë një spital, i cili u zotua se do ta inauguronte para zgjedhjeve. Ishte spital për vota”, tha Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.